Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga dhoma e hotelit dhe ndërroi jetë, policia hetim për administratorin dhe përgjegjsin e mirëmbajtjes


Policia ka dërguar për hetim administratorin e Hotel “Rogner” dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes pas ngjarjes ku një 28-vjeçar ra nga dhoma e tij ku po qëndronte pasi kangjellat e vendosura në derë u thyen.

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”-njofton policia.