Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Bordin e Akreditimit të Universiteteve: Do garantojmë hapin e madh për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë


Kryeministri Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Bordin e ri të Akreditimit të Universiteteve të vendit.

Ai e ka njoftuyar këtë nëpërmjet një fotoje të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Pjesë të këtij takimi kanë qenë edhe ministra të qeverisë si dhe rektorët e universiteteve të vendit.

“Një start premtues i bashkëveprimit mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar hapin e madh përpara që duhet të hedhim të gjithë së bashku, në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë.” – shkruan Rama.

Përbërja e Bordit të Akreditimit të Universiteteve

Shqiponja Telhaj, kryetare e bordit

Alexander Kohler

Aysen Savas

Tomasz Jeleński

Iraj Hashi

Maurice Oudejans

Lea Ypi

Kita Sallabanda Diaz

Darinka Piqani

Dritan Naçe

Indrit Hoxha