Vendosni fjalën kyçe....

Salianji poston videon: Shqipëria vijon të jetë serë e madhe kanabisi


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shpërndarë një video ku duket mijëra rënjë kanabis të mbjella.

Salianji thotë se Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabisi dhe kultivimi i tij ndodh me urdhrin politik të Kryeministrit.

Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njëjtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raportit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar”-shkruan Salianji.