Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Astirit në kryeqytet ku një ashensor është shkëputur dhe brenda tij kanë qenë disa banore.
Policia në njoftimin e saj paraprak thotë se një shtetase është dëmtuar dhe është dërguar në shtëpi pas mjekimit ndërsa një tjetër është dërguar në spital.
“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.