Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti në SHBA ndalon studentin e pavaksinuar të bëjë mësim online


Një student i një universitet amerikan, i cili zgjodhi të merrte mësime nga largësia në vend që të detyrohej të vaksinohej kundër Covid-19 për mësimin në kampus, thuhet se është ndaluar nga shkolla të marrë mesime online.

Logan Hollar, një 22-vjeçar, student i psikologjisë, i tha NJ.com në një artikull të botuar të dielën se ai ishte bllokuar nga Universitetit Rutgers dhe llogaritë e tij në këtë universitet u bllokuan  kur ai u përpoq të paguante tarifat e tij të shkollimit më 27 gusht. Ai tha se njeh një nxënës tjetër në të njëjtën situatë.

Si rezultat, Hollar është bllokuar nga pjesëmarrja në mësim që kur viti i ri shkollor ka nisur më 1 shtator.

“Unë nuk jam në një grupmoshë në rrezik. Unë jam i shëndetshëm dhe punoj. Nuk e konsideroj Covid-19 të jetë i frikshëm. Nëse dikush dëshiron të vaksinohet, është krejt në rregull por unë nuk mendoj se dikush duhet të detyrohet ta bëjë këtë gjë.”

Një zëdhënëse e Rutgers tha për NJ.com se politikat e vaksinimit të universitetit ndryshonin midis një ‘programi plotësisht online, për dhënien e diplomës’ dhe klasave plotësisht në largësi, në të cilat studentë të tjerë mund të jenë në kampus për një pjesë të kursit.

Nuk është e qartë sesi pjesëmarrja e Hollar nga shtëpia e tij në Sandyston, New Jersey, mund të përhapë Covid-19 te shokët e klasës ose stafi në kampusin në New Brunswick.