Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do nis “foltoren” me anëtarësinë, vendimi i jetës së Bashës duhet të ishte largimi i Ramës dhe jo thikat mbas shpine


Sali Berisha në një intervistë për Syri TV deklaroi se do fillojë “foltoren” me anëtarësinë lidhur me vendimin e Bashës për ta larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha theksoi se nuk ka qëllim të rikthehet si kryetar në PD por do bëjë betejë që anëtarësia të votojë nëse Basha ka të drejtë apo jo.

Kam një lëvizje për të mos lejuar zvogëlimin e PD do bëj përpjekjen më të madhe, do filloj foltoren me anëtarësinë vetëm e vetëm me këtë qëllim. Çfarë do përcaktojë anëtarësia ne duhet t’i nënshtrohemi. Anëtarësisë do t’i kërkoj atë që ajo ka shprehur, vlerësimin e vendimit.

Nuk është qëllimi të rikthej kryetarin Berisha. Kjo betejë ka një qëllim që kur më një kryetar të mos mund t’i thotë anëtarësisë së saj se unë e morra këtë vendim duke shkelur çdo rregull duke e quajtur vendimi i jetës sime. Vendimi i jetës do ishte largimi i Edi Ramës dhe jo thika mbas shpine”-deklaroi Berisha.