Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në 2017 i kërkova Bashës dorëheqjen


Ish-lideri i PD-së Sali Berisha, deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Basha, dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017.

Berisha tha se nuk ia kërkoi dorëheqjen 4 vite më vonë, pas humbjes së 25 prillit të vitit 2021, pasi ishte i sigurt se Basha nuk do ta bënte.

Në vitin 2017 kur ka humbur zgjedhjet në zyrën time i thashë: Duhet të japësh dorëheqjen. Më tha nuk e jap. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por u përpoqa ti japë atë eksperiencë që kam unë në avokatinë e votës në institucionet ndërkombëtare. A kishte bazë ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë. Gjëja me thjesht ishte ti thosha zotëri ke humbur zgjedhjet 2 herë resht. Nëse arrinim të vinim sanksione ndaj Ramës për patronazhistët, ne u thonim shqiptarëve ia dolëm, tani do shkojmë me zgjedhje të lira. Ne tani nuk kemi gojë”-deklaroi Berisha.