Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nuk përfill vendimin e Bashës, vetëdeklarohet deputet i Grupit Parlamentar të PD-së


Sali Berisha ka depozituar sot në Kuvend shkresën, ku është vetëdeklaruar si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke mos përfillur vendimin e Lulzim Bashës.

Berisha u  largua nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para sesionit të ri parlamentar.

Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.