Qyteti i Durrësit pritet të ketë probleme për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas Ujësjellës Kanalizimeve të qytetit bregdetar, shkak për probleme me furnizimin me ujë është ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave nga ora 8 e mëngjesit deri në 4 të pasdites.
Njoftimi
“Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton qytetarët se sot mund të shfaqen probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00, nuk do të ketë furnizim normal dhe në disa zona të qytetit mund të vihen re crregullime përsa i përket orarit të furnizimit me ujë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me këtë situatë.”