Vendosni fjalën kyçe....

‘E duam pavarësinë tani!’ – Aktivistët përplasen me policinë në Ditën e Katalonjës në Barcelonë (Video)


Protestuesit pro-pavarësisë hodhën objekte ndaj policisë gjatë tubimeve në ditën e Katalonjës në Spanjë. Ata dogjën fotografi të mëdha të udhëheqësit të rajonit spanjoll, si dhe kryeministrit të Spanjës.

Njerëzit hodhën shishe plastike, letra higjienike dhe objekte të tjera kundër oficerëve jashtë selisë së policisë së Katalonjës në Barcelonë. Protestuesit mbanin flamujt katalanas, duke bërtitur ‘Ne e duam pavarësinë tani’ dhe ‘Jashtë forcat pushtuese’, me disa që bënë thirrje për mosbindje civile.

Një grup aktivistësh të veshur me të zeza dhe të maskuar u filmuan duke djegur fotot e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe Pere Aragones, kreu i qeverisë rajonale të Katalonjës, të cilin aktivistët e pavarësisë akuzojnë për një qëndrim disfatist ndaj Madridit. Flamujt e Spanjës dhe BE-së u dogjën gjithashtu, sipas mediave spanjolle.

Në vitin 2017, më shumë se 90% e votuesve të Katalonjës mbështetën pavarësinë nga Spanja në një referendum me një pjesëmarrje prej 43%. Autoritetet spanjolle argumentuan se referendumi në vetvete ishte i paligjshëm dhe rezultati i tij i pavlefshëm.

Një grup i politikanëve dhe zyrtarëve katalanas të profilit të lartë u shpall më vonë fajtor për kryengritje dhe u burgos për organizimin e votimit dhe shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, ndërsa disa të tjerë u larguan nga vendi.

Parlamenti i rajonit u shpërbë dhe Spanja drejtoi drejtpërdrejt Katalonjën  derisa u krijua një qeveri e re në vitin 2018. Në qershor, qeveria spanjolle fali nëntë katalanas të burgosur.