“Beteja për statut nuk janë të kalibrit të Berishës”, kështu komentoi sot deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, duke shtuar se këto janë thjesht beteja të vogla.
Sipas tij përjashtimi i ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar demokrat ishte e vetmja mundësi lënë për Lulzim Bashën.
“Nuk ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. Ishte shtegu i vetëm për të kaluar.
Unë e kam thënë që Sali Berisha është personalitet i madh politik. Beteja për statut që mund të bëjë Berisha nuk janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla.”, tha Gjekmarkaj para gazetarëve, teksa u ankua edhe për numrin e pyetjeve që erdhën në drejtim të tij.