Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Pukës bën me detyrim vaksinimin për punonjësit


Kryebashkiaku i Pukës ka vendosur vaksinimin me detyrim të punonjësve të institucionit.

Sipas Gjon Gjonajt, punonjësit që nuk do kenë më vete certifikatën e vaksinimit, duhet të vërtetojnë me anë të tamponit se nuk janë të prekur nga Covid-19.

Ai theksoi se për qytetarët është më praktike të bëjnë vaksinën se të dorëzojnë tamponët, të cilët janë më të kushtueshëm.

“E gjithë administrata duhet të vaksinohet dhe e dyta pa pasur parasysh dëshirën apo jo dëshirën, kemi vendosur se ato që nuk vaksinohen e kanë për detyrë që të vijnë me një fletë që të vërtetojnë se kanë bërë tampon, kështu që në këto kushte do i rikthehemi një punë shumë të madhe të sektorit të shërbimeve, për dezinfektimin e ambienteve. Tamponi është më i kushtueshëm që gjë është e kushtueshme dhe e bezdisshme, por do jetë ligj në përputhje me vendimet e Komitetit Teknik. Apeli im për qytetarët është që të mendojmë më thellë për qëndrimin tonë ndaj vetes, ndaj shoqërisë, nuk duhet të veprojmë në kundërshtim me këto norma, ne duhet të nxjerrim mësime se patëm kohë për të mësuar që luftohet jo e fushata, por me masa konkrete. E rëndësishme që të mos na mungojnë vaksinat, gjë për të cilën qeveria i ka marrë masat.” – tha kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj.