Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja e Metës – Prokuroria i kthen përgjigje: Asnjë anëtar i qeverisë nuk është proceduar penalisht


Teksa ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër në mandatin e tij të tretë, presidenti Ilir Meta ka kryer një lëvizje të beftë.

Në një shkresë zyrtare, presidenti i republikës, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme ta vërë në dijeni nëse ndonjë anëtar i kabinetit të ri qeveritar është duke u hetuar.

Prokuroria i ka kthyer përgjigje, duke bërë publike kështu këtë lëvizje të beftë të Metës, se asnjë anëtar i kabinetit nuk ka probleme, edhe pas marrjes së informacioneve në rrethe. Meta ka bërë të  njëjtën kërkesë edhe te SPAK-u.

Rama dhe ministrat pritet të kryejnë betimin para Metës.

Qeveria Rama 3:

Kryeministër Edi Rama

Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj

Ministre e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi

Ministër i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka

Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi

Ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali

Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro

Ministre e Kulturës Elva Margariti