Nis vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka mbërritur në Serbi, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Nesër Merkeli do të mbërrijë në Tiranë.
Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur agjendën e kancelares gjermane në Tiranë.
Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave rreth orës 10 e 30, do ketë një takim edhe mes delegacioneve të dyshes e më pas do drejtohen te Tirana Business park.
Aty do zhvillohet një takim mes kancelares Merkel me krerët e qeverive ballkanike.
Në orën 14 e 35 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama e kancelares Merkel.
Programi
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park