Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në spital fizioterapisti i kombëtares shqiptare, po kurohej nga Covid-19


Ka humbur jetën në moshën 55-vjeçari fizioterapisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylli Mihali.

Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh ku po kurohej pasi ishte prekur nga Covid-19.

Mihali ishte i intubuar e ka humbur jetën ditën e sotme. Ai ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë prej 30 vitesh.