Vendosni fjalën kyçe....

Tmerri në fushë, 18-vjeçari i Liverpulit thyen këmbën ndërsa Salah kërkon ndihmë ‘me duar e këmbë’ (Video)


Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, iu lut stolit të Liverpoolit për ndihmë pasi kyçi i këmbës së 18-vjeçarit Harvey Elliott u thye në fushën e lojës në një dëmtim të dhimbshëm, të cilin transmetuesit britanikë vendosën të mos e përsërisin te shikuesit.

Liveëire Elliott, po vraponte si pjesë e një aksioni të ekipt kur u godit nga mbrojtësi i Leeds, Pascal Struijk.

Këmba e të riut u përkul në një kënd të frikshëm ndërsa Elliott rrëzua në fushë, me Salahun e tronditur duke bërë shenja të mëdha te mjekët e ekipit.

Trajneri Jurgen Klopp dhe pjesa tjetër e ekipit dolën përpara për të shprehur zemërimin e tyre ndaj incidentit të tmerrshëm, teksa adoleshenti u mor me një barelë kurse Struijk mori një karton të kuq në minutën e 60-të të ndeshjes për ndërhyrjen.