Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i heq licencën kompanisë që menaxhon urbanët e “Unazës” në Tiranë


Kryebashkiaku Erion Veliaj i heq licencën kompanisë që menaxhon urbanët e Unazës.

“Linja e unazës abuzim gjatë gjithë periudhës së Covid19. Edhe linjat e tjera të transportit public janë në monitorim”, ka thënë Veliaj, duke shtuar se qarkullimi i autobusëve të unazës së Tiranës është bërë krejtësisht në formë të papërgjegjshme.

Nuk dihet se cilës kompani do t’ia japë këtë licencë Veliaj. Së fundmi ai promovoi si “Green”- pa ndotje, sipas tij, disa autobusë. Qytetarët e kryeqytetit janë ankuar gjithnjë për kushtet e urbanëve.