Vendosni fjalën kyçe....

Federata Europiane e Gazetarëve dënon censurën e Ramës për gazetarët nga Kosova


Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez ka reaguar në lidhje me injorimin e pyetjeve të gazetarëve nga Kosova që kryeministri Edi Rama bëri gjatë konferencës për media së bashku me kancelaren Angela Merkel.

Turp për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili qëllimisht injoroi pyetjet e gazetarëve të Kosovës. Federta Europiane e Gazetarëve dënon ndarjen skandaloze”-thuhet në postimin e Ricardo Gutiérrez.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp Rama injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova menjëherë sapo mbaroi përgjigjet për gazetarët nga Shqipëria duke bërë një përzgjedhje selektive.

Kjo sjellje solli edhe reagimin e gazetarëve në sallë të cilët nuk pëlqyen se si u veprua me ta.