Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 21 kilogramë kanabis në formë çokollate, pranga 37-vjeçarit të dënuar më herët


Një sasi prej 21 kilogramësh kanabis në formë çokollate është kapur në Tiranë, ndërsa në pranga ka përfunduar 37-vjeçari Florian Meti (Martaneshi) i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Sasia e drogës u gjet pas kontrollit në banesën e tij.

Lidhur me operacionin e koduar ‘Kamel’ është shpallur në kërkim edhe 34-vjeçari me iniciale VM., i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Metit.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij. 37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.