Kancelarja gjermane Merkel sapo është ulur në aeroportin e Rinasit.
Ajo që bën përshtypje është se për ta pritur nuk ka dalë kryeministri Rama po ministrja e Jashtme, Xhaçka.
Kjo është vizita e fundit zyrtare e kancelares gjermane në Ballkan e Tiranë, pasi pak javë më pas ajo pritet të tërhiqet nga pozicioni që ka mbajtur prej 16 vitesh.
Ditën e djeshme ajo ishte në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Vuçiç, ndërsa e mbyll vizitën e saj në Tiranë, ku përveç kryeministrit Rama do takojë edhe liderët e Ballkanit.