Vendosni fjalën kyçe....

Merkel qëndroi ulur edhe në Serbi, por Vuçiçi i ndoqi himnet në këmbë (Video)


Në të dyja vizitat zyrtare të Kancelares Angela Merkel si në Serbi dhe Shqipëri ditën e sotme gjatë momentit të himnit kancelarja ka qëndruar ulur në karrige.

Qëndrimi ulur në të dyja vendet sugjeron se Kancelarja Angela Merkel mund të ketë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Por ajo që vihet re është se ndryshe nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që ndoqi Merkel dhe qëndroi ulur, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u ngrit në këmbë.

 

Qëndrimi i Merkel ulur nuk është i panjohur për kancelaren apo zgjedhje e protokollit për këto dy vizita, ajo ka vepruar njësoj edhe gjatë vizitave të tjera zyrtare.

Sugjerimet për shqetësime në gjendjen e saj shëndetësore janë vënë re edhe në raste të tjera kur gjatë vizitave është parë teksa dridhet.