Vendosni fjalën kyçe....

Merkel: Zemra ime rreh për këtë rajon, tani kryetarët e qeverive takohen në kushte normale


Në konferencën e përbashkët Merkel-Rama në Kryeministri, kancelarja gjermane renditi disa nga arritje të Procesit të Berlinit, duke thënë edhe se “Zemra e saj rreh për këtë rajon”.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë janë vërtet të mira, ne mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë.

Dua ta uroj Shqipërinë për ristrukturimin e sistemit të drejtësisë, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur process e negociimit. Keqardhje që nuk u arrit hapja e negociatave.

Në kuadër të drekës me gjithë kryetarët kam patur kënaqësinë për inicimin e një procesi bashkëpunues, shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e këtyre popujve me njëri-tjetrin, kryetarët e qeverive takohen në kushte normale më njëri- tjetrin çka nuk ka qenë kështu.

Së dyti shkëmbimi është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme, kemi folur për projektet infrastrukturore, “Autostradën e Paqes”…

Përshëndes edhe projekt e tregut të përbashkët rajonal, jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në këtë nivel, disa të tjerë janë duke u menduar po sot ne kemi rënë dakord, që sa më mirë të bashkëpunojmë aq më mirë do ecë Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE.

Pati biseda të mira dhe konstruktive. Në 6 tetor do të takohemi sërish në presidencën sllovene.

Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do të vesh këtë detyrë që kam deri tani. Ju uroj mirëqënie, prosperitet, paqe.”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.

“A mund të quhet dështim Procesi i Berlinit?”, u pyet Merkel inga gazetarët.

“Jo. Nuk e konsideroj si të tillë. Nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave po janë procese që janë iniciuar. Kemi shkëmbime, në nivel shkencor. Për sa i përket bashkëpunimit në nivel të organizatave civile. Jam takuar me përfaqësues që më kanë treguar si janë zhvilluar këto ndryshime. Kanë ndryshuar shumë gjëra, ndoshta dicka merr më shumë kohë se sa duhet në proces të planifikimit por besoj se gjithçka është në rrugën e duhur.”, u përgjigj Merkeli.

“Open Balkan”

Ata u pyetën më tej nga gazetarët edhe për “Open Balkan” dhe si qëndron ai në raport me Procesin e Berlinit, edhe pse Merkel e përmendi fillimit.

“Procesi i Berlinit është bërthama e gjithckaje dhe sigurisht në këtë kontekst, Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, natyrisht gjërat mund të përshpejtohen.

Ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor, Emmanuel Macron ka vizituar gjithë rajonin, ne kemi punuar së bashku. Sebastian Kurtz është një mik tjetër.

Interesi për të bashkëpunuar me këtë rajon është mjaft i madh”, tha Merkeli për personazhet politike dhe liderët që mbështesin Ballkanin Perëndimor.

“Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Është as më shumë e as më pak po një mekanizëm për ta përshpejtuar Procesin e Berlinit”, komentoi Rama.

“Pa kancelaren Merkel Ballkani nuk do ishte si sot, Europa nuk do ishte si sot”, tha mes të tjerash kryeministri Edi Rama.

Anëtarësimi në BE

Merkeli komentoi mungesën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke thënë se shtetet anëtare të BE-së duhet ta mbanin fjalën.

“Shtetet anëtare të BE duhej që nga njëra anë të thonë se cilat janë kriteret dhe në rastin e Shqipërisë e kemi thënë se cfarë duhet të ndryshojë në systemin e drejtësisë, etj.

Dhe kur plotësohen BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte të tjera.

Ky është zhgënjim.

Edhe ne Gjermani kemi nevojë për miratimin e parlamentit, ata vetë shkojnë në rajon, flasin me NGO, shoqëritë civile etj.

Në momentin kur konstatohen përmbushjet e kushteve atëherë duhet mbajtur fjala”, theksoi Merkeli.

“Është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë po rri e bën teori konspiracioni”, tha Rama.

Protesta për moslejimin e medieve të Kosovës

Nuk është parë mirë nga pamjet se cili apo cilët kanë qenë personat që kanë protestuar, por është dëgjuar qartë që ka patur në sy të kancelares Angela Merkel, pakënaqësi për moslejimin e medieve të Kosovës për të bërë pyetje.

Kjo është video e momentit, ku shihet qartë reagimi i Merkelit dhe komenti i Ramës pas indinjatës së të pranishmit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel takoi më herët liderët e rajonit, mes tyre kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Do duheshin shumë ditë t’ju vizitoja të gjithë, faleminderit që erdhët në Tiranë”, tha mes të tjerash Merkeli.

 “Faleminderit që erdhët. Planifikova të vija në secilin vend tuajin por doli që ishte e pamundur. Më duheshin besoj 3-4 ditë dhe kjo ishte, sipas situatës aktuale, shumë kështu që faleminderit Edi për mikpritjen tonë dhe ai më shpjegoi që kjo është “tokë gjermane” sepse është investim gjerman”, u tha Merkeli liderëve Albin Kurti, Zoran Zaev, Ana Brnabi etj, ndërsa e mbante fjalëne  saj nga “MK Hotels” në Tiranë./Hashtag.al