Vendosni fjalën kyçe....

Protestë para Merkelit nga gazetarët e Kosovës pas mesazhit të Ramës për Kurtin (Video)


Nuk është parë mirë nga pamjet se cili apo cilët kanë qenë personat që kanë protestuar, por është dëgjuar qartë që ka patur në sy të kancelares Angela Merkel, pakënaqësi për moslejimin e medieve të Kosovës për të bërë pyetje.

Kjo është video e momentit, ku shihet qartë reagimi i Merkelit dhe komenti i Ramës pas indinjatës së të pranishmëve.

Merkeli dhe Rama u pyet nga gazetarët e “TV Klan”, “Top Channel”, “ARD”, “Deutche Welle”.

“Është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë po rri e bën teori konspiracioni”, i dha një mesazh të hapur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lidhur me bashkëpunimin e munguar për “Open Balkan”.