Vendosni fjalën kyçe....

Të tjera vaksina për Shqipërinë, do vijnë 500 mijë doza Pfizer


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka njoftuar se Shqipëria do marrë një sasi prej 500 mijë dozash të vaksinës Pfizer.

Ajo ka thënë se ato pritet të mbërrijnë në vend tre muajt e fundit të këtij viti.

Sipas Manastirliut, ato do përdoren për grupet e riskut si punonjësit shëndetësorë, mësuesit e administratën publike.

“Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe natyrisht do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike,”, tha ndër të tjera Manastirliu.