Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim shpërndan mesazhin e Blinken: Mbështesim demokracinë, në fakt ajo i shërben shumicës, jo pak njerëzve


Ambasada amerikane ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit të Shtetit Blinken në ‘Ditën Ndërkombëtare ë Demokracisë.’

Në deklaratë theksohet se SHBA mbështet fuqishëm demokracinë ndërsa përpiqet drejt një bote më të barabartë, më gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme.

Po kështu më tej thuhet se demokracia e të drejtat e njeriut janë në qendër të politikës së jashtme amerikane.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit Anthony Blinken: https://www.state.gov/commemorating-the-international…/” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada amerikane.