Vendosni fjalën kyçe....

‘Apple’ prezaton katër modele të reja celularësh


Apple prezantoi të martën katër modele të reja iPhone13 në një ceremoni virtuale të mbajtur në selinë e saj në Cupertino, California.

Modelet e reja përfshijnë iPhone 13 mini, iPhone 13 me ekran Super Retina XDR me çip bionik A15, të cilin Apple e quajti si procesori më i shpejtë në çdo smartphone me deri në 50% më shpejt se konkurrenti i tij më i afërt.

Të dyja mbështesin 5G, ata kanë mburojë qeramike në ekranin e përparmë me rezistencë ndaj ujit, përfshirë kamera të dyfishtë, që vijnë me pesë ngjyra të reja.

Kamera e dyfishtë mbledh 47% më shumë dritë dhe rezultate më të ndritshme në fotografi dhe video, tha Apple. Të dy modelet kanë një mënyrë kinematografike për t’u mundësuar përdoruesve të kapin momente të ngjashme me kinemanë në videot e tyre, të cilat janë xhiruar në Dolby Vision HDR.

Ndërsa iPhone 13 mini 5.4-inç ka 1.5 orë jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa paraardhësi i tij, kjo është deri në 2.5 më gjatë për iPhone 13 me ekran 6.1-inç. Ata fillojnë nga 699 dollarë dhe 799 dollarë, respektivisht.

Modelet më të shtrenjta, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, kanë tre kamera ultra të gjera me gjashtë herë zmadhim optik. GPU-ja e tyre ofron performancë grafike 50% më të shpejtë sesa konkurrentët, për të cilët Apple tha se është lider në këtë sektor.

Ekrani i tyre Super Retina XDR vjen në 6.1 inç dhe 6.7 inç. Sa i përket jetës së baterisë, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max zgjasin përkatësisht 1.5 dhe 2.5 më gjatë, në krahasim me paraardhësit e tyre. Fillojnë nga 999 dollarë dhe 1,099 dollarë.