Bashkimi Evropian ka njohur certifikatën digjitale të Shqipërisë të vaksinimit kundër Covid-19.
Në të njëjtën kohë me Shqipërinë është njohur edhe certifikata e Israelit dhe Markokut.
Tashmë vendet e BE-së do të zbatojnë vendimin që shqiptarët e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës të lejohen të lëvizin lirisht sipas rregullave në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Ogerta Manastirliu shprehet e gëzuar për këtë vendim dhe e quan shembull të progresit digjital.
“BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka”-shkruan Manastirliu.