Vendosni fjalën kyçe....

Berisha njofton nisjen e ‘Foltores’: Për një PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur


Ish-kryeministri Berisha ka njoftuar nisjen ditën e nesërme të turit të emërtuar ‘Foltore për një PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur’.

Ai thekson se turi nis me një takim ditën e nesërme në Tiranë për të vijuar më pas në mbarë vendin.

“Njoftim! Të dashur miq, Ditën e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 në Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”! Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur! Rroftë Partia Demokratike.” – shkruan Berisha në Facebook.