Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra mijëra holandezë protestojnë kundër kufizimeve të jetës së natës


Dhjetëra mijëra persona, përfshirë shumë DJ dhe muzikantë, dolën në rrugë në Holandë për të kundërshtuar kufizimet e koronavirusit në jetën e natës.

Holanda kishte lejuar që festivalet muzikore të vazhdonin dhe klubet e natës të rihapeshin në korrik. Por qeveria rivendosi kufizimet për jetën e natës menjëherë pasi i hoqi ato, pasi rastet me koronavirus u rritën.

Lëvizja protestuese mbajti demonstrata në Amsterdam dhe qytete të tjera të mëdha.

Protestuesit vallëzuan pranë një kamioni në kryeqytetin holandez me parullën ‘Na ktheni hapësirat tona të sigurta’, ndërsa një tubues tjetër mbante një banderolë që shkruante ‘Kultura është e domosdoshme’.

“Ne duhet të qëndrojmë në këmbë për të kundërshtuar mbylljen e jetës së natës, e cila është mbyllur për një vit e gjysmë,” tha një faqe në internet e krijuar nga lëvizja.

Organizatorët thonë se mbi 150,000 njerëz dolën në demonstratat në 10 qytete holandeze.

Demonstratat e para u mbajtën më 21 gusht dhe në to morën pjesë rreth 70,000 pjesëmarrës.