Vendosni fjalën kyçe....

FRPD kërkon referendum mbi vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës


Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon thirrjen e një referendumi për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga kreu i PD-së, Basha.

Në një kërkesë zyrtare dërguar Sekretarit të Përgjithshëm, Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar Paloka e kryesisë së PD-së, FRDP thekson se vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha është në shkelje të plotë të statutit, vlerave e parimeve të PD-së.

Po kështu në peticionin drejtuar selisë blu, theksohet se vendimi në fjalë rrezikon përçarjen e thellë e të parikuperueshme të PD-së e për këtë arsye ai duhet t’i nënshtrohet një referendumi ku do votojnë anëtarët e partisë.