Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 33 vjeçari në Lezhë, po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm


Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.

Personi me iniciale I.N., banues në Fushë Krujë është ndaluar në rrugën Milot-Morinë e gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte i janë kapur emigrantë të paligjshëm që po i dërgonte drejt Kosovës.

Ky është i disati rast ditët e fundit në vend ku drejtues mjetesh janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.