Kongresmenia e Nju Jorkut Alexandria Ocasio-Cortez ka mbrojtur vendimin e saj për të veshur fustanin me sloganin politik në mbrëmjen gala ku bileta e pjesëmarrjes ishte mbi 30 mijë dollarë.
Ajo u shfaq me një fustan të bardhë, në pjesën e pasme të të cilit shkruhej ‘Taksoni të pasurit’.
Paraqitja e saj ka nxitur kritika të shumta në rrjetet sociale nga kongresmenë e senatorë republikanë po edhe publiku që e kanë akuzuar demokraten për hipokrizi për ‘shfaqjen’ e dhuruar në një ceremoni të mbushur me stilistë të famshëm e miliarderë duke bërë thirrje për taksimin e të pasurve.
Mëgjithatë Ocasio-Cortez e ka mbrojtur shfaqjen e saj duke thënë se: ‘Mjeti është mesazhi’.
“Zyrtarët e zgjedhur të New York City janë të ftuar rregullisht dhe marrin pjesë në këtë mbrëmje gala për shkak të përgjegjësive tona në mbikëqyrjen e institucioneve kulturore të qytetit tonë që i shërbejnë publikut. Unë isha një nga disa të pranishmit. Veshja është e huazuar.” – sqaroi Ocasio-Cortez.
Republikanët nxituan të kritikojnë vendimin e saj për të marrë pjesë në mbrëmjen luksoze me zgjedhjen e veshjes së saj.
Në Twitter, senatori republikan Ted Cruz tha: “Kostoja për biletë: 30,000 dollarë. Sinjalizimi i virtytit teksa festoni pa maskë – me njerëzit që pretendoni se i urreni”
Senatori i Floridas, Rick Scott shkroi në Tëitter: “Zonja Ocasio-Cortez dëshiron të taksojë të pasurit, por mori kohë jashtë orarit të saj të zënë për të folur me elitat e New York-ut dhe të Hollivudit, të cilët paguan 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në #MetGala.”
Demokratja vuri në dukje në postimin e saj në Instagram se një kërkim në Google për shrehjen ‘taksoni të pasurit’ ishte dëshmi se mesazhi i saj ishte shpërndarë dhe e kishte arritur qëllimin.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani