Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut gjobit Google me 177 milionë dollarë gjobë për shkelje antitrust e abuzim me dominimin e tregut


Autoritetet e Koresë së Jugut kanë gjobitur Google me 177 milionë dollarë, i cili e akuzon kompaninë për shpërdorimin e pozitës së saj dominuese në treg dhe pengimin e konkurrencës në industri.

Gjoba prej 176.64 milion dollarësh u vendos nga Komisioni i Tregtisë i Koresë së Jugut (KFTC) të martën, pasi kishte nisur një hetim ndaj gjigantit të teknologjisë në vitin 2016 mbi dyshimet se kishte parandaluar bashkëpunëtorët lokalë të përdorin sisteme operative të zhvilluara nga firmat rivale.

Rregullatori tha se Google kishte penguar konkurrencën e lirë dhe kishte shfrytëzuar dominimin e saj në treg përmes ‘marrëveshjeve kundër copëzimit ‘ (AFA) me kompanitë që nënshkruan kontrata të mëdha me firmën.

AFA i ndaloi ato kompani të përdorin ose krijojnë lloje të modifikuara të sistemit operativ Android të Google. Përveç dënimit monetar, Google u urdhërua të ndalonte imponimin e AFA tek partnerët e tij. KFTC po heton Google në tre raste të tjera të dyshuara të lidhura me praktikat anti-konkurruese, sipas Yonhap News.