Një 53-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi iu gjetën në oborrin e banesës një sasi bimësh kanabisi.
Policia njofton se e kontrolloi banesën e Q.Ç. pas informacioneve të marra e rezultoi se ai kishte mbjellë kanabis.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasin Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në oborrin banesës ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.”