Në Tiranë pasditen e sotme është zhvilluar protesta për 23-vjeçaren e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Qindra persona kanë dalë me pankarta në duar dhe kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen si dhe për të gjithë vajzat dhe gratë që janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.
“Platforma kombëtare për gratë” kërkon drejtësi për nënën e ndjerë 23-vjeçare, që u vra nga ish-bashkëshorti Elton Metaj dhe la pas një fëmijë të vogël 3 vjeç.
Ata kanë kërkuar heqjen e kujdestarisë prindërore për vrasësit e nënave.
“Duam drejtësi, mbështetje familjeve të viktimave”- thonë protestuesit.