Vendosni fjalën kyçe....

Rriten investimet e huaja direkte në Kosovë


Rriten investimet e huaja direkte në Kosovë.

“Lajm i shkëlqyer: Sipas raportit të BQK, në Kosovë investimet e huaja direkte në gjashtëmujorin e parë janë shumë më të larta se në çdo vit tjetër, qysh prej vitit 2010.”, komenton anëtari i Kryesisë së “Vetëvendosje”-së Arbër Zaimi.

Sipas Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës raportohen se investimet e huaja direkte në gjashtëmujorin e parë të 2021-it janë 230.1 milionë euro, duke përbërë vlerën më të lartë që prej 2007-ës.

Nga 2010-ta deri në 2020, mesatarja e investimeve direkte për gjashtëmujorët e parë të viteve ka qenë 121.9 milionë euro.