Vendosni fjalën kyçe....

Statuja e re e shefit komunist të ‘Terrorit të Kuq’ në Krime ndez zemërimin e Kishës Ortodokse Ruse


Një peshkop i lartë rus ka kritikuar ashpër një statujë të sapongritur të një shefi të policisë sekrete bolshevike, i cili mbikëqyri spastrimet staliniste që tronditën Rusinë Sovjetike dhe vranë dhe burgosën qindra mijëra në kampe brutale pune.

Kryeprifti Leonid Kalinin u tha dëgjuesve të stacionit radiofonik Govorit Moskva se monumenti, i vendosur në Krime në nder të revolucionarit polak Felix Dzerzhinsky, ishte një fyerje për të gjithë ata që jetuan në atë epokë.

Dzerzhinsky themeloi ‘Cheka’-n, organizatën e fshehtë të revolucionarëve të armatosur që më vonë u bë agjencia e sigurisë e KGB e Bashkimit Sovjetik dhe konsiderohet babai themelues i të ashtuquajturit ‘Terrori i Kuq’.

“Do të shkatërrohet nga banorët vendas, për të cilët kujtimi i atyre ngjarjeve të tmerrshme është ende gjallë,” tha Kalinin.

“Këto ishin dekada torturash djallëzore në të cilat këta ‘heronj’ e zhytën vendin dhe e çuan atë në kolaps të potë,” tha ai.

Sipas tij, busti i Dzerzhinsky është fyes për ‘kujtimin e miliona viktimave të pafajshme të terrorit, urisë, të ftohtit, torturave, burgjeve dhe kampeve të punës’. Një numër i madh i të krishterëve, përfshirë anëtarët e klerit, ishin në shënjestër të regjimit sovjetik shtet-ateist.

Statuja u zbulua në Simferopol, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Krimesë të shtunën.