Sekretar i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, komentoi për herë të parë vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.
Bardhi thotë se ka qenë i pranishëm në takimet e Bashës me zyrtarët amerikane, dhe garanton se kryedemokrati e ka mbrojtur Berishën, por sipas tij nuk kishte një rrugë tjetër.
“Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne, nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.
Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha, ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .
Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit të PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama.
Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .
Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.
Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje, por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cenuar në mënyrë të parikuperueshme”, – tha Bardhi.