Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon falje që solli Bashën në krye të PD-së


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur thikë mbas shpine vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

Berisha më tej ka theksuar se vendimi i Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, asgjësoi të gjitha parimet dhe sovranitetin e PD-së.

Lulzim Basha në një akt të pashembullt mendoj unë në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine mua është njëra anë, por të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur Partia Demokratike. Kjo parti është liri e të drejtave njerëzore. Është parti e të drejtave. Janë gardiane të interesit kombëtar. Ju futi thikë pas shpin forumeve të PD-së. Thirri koordinator. Po kujt i futi thikën tjetër ai? Juve dhe anëtarëve të PD-së. Vullnetit tuaj të shprehur në forume. Ky i asgjësoi të gjitha. Prandaj dhe ja ku jemi. Por tani vëreni vetën në pozitat e dy zgjedhësve.” tha Berisha.

Berisha duke folur për Bashën kërkoi falje që e solli në drejtimin e PD-së.

Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Kam takime nga mëngjesi deri në darkë dhe deputët, me demokratë të thjeshtë pa përjashtim. Nga të gjithë më kanë thënë hapur në sy. Ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur nga se e mbështet doktori. Mund të ju duket çudi por unë ua them që nuk e njihja këtë në këto përmasa. Se i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së dhe në 8 vite ju garantoj që nuk gjen me gishta të dorës që të kem arritur ti promovojë në PD. Përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin bashkëpunuar. Dhe nuk i thash se mendoja që do të punojë me njerëzit e tij. I shihja të tjerët të largoheshin. Nuk mendoja që njerëzit të mendonin që Basha të kishte mbështetje pa kushte. Kërkoj ndjesë. Nuk jam pajtuar por si njeri i betuar që nuk kthehem më. Nisja ime është pa kthim. E dyta isha i betuar që një po të mbetet i dyti do jem unë. Nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet”—deklaroi Berisha./Hashtag.al