Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ndarja e Kosovës më futi në listën e sanksioneve


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara mbështetësve të tij se vendimi për shpalljen e tij non-grata nuk është bazuar në asnjë provë apo fakt.

Ai zbuloi para tyre se do të shpallej non-grata për konspiracion, pasi ndaloi projektin për ndarjen e Kosovës.

“Hashim Thaçi do bënte operacion territorin e Kosovës. Unë në fakt i kthehem dhe ia kundërshtoj me argumente, pa fyerje se kjo është zhbërje e Kosovës, se kjo bie në kundërshtim me çdo akt për pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ishte me dosje atje dhe atë dosje e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin paraqitur projektin në të gjithë kancelaritë, duke thënë se janë dakord të gjithë. E tha edhe John Bolton, pse të kundërshtojmë një projekt që janë dakord të gjithë. Ai ishte projekti për ndarjen e Kosovës. Rama dhe Thaçi donin të masakronin Kosovën”.

Thaçi më kërkoi takim, unë i thashë se nuk ka takim dhe nuk lëshoj. Këtë moment këta e shfrytëzuan për të thënë se kjo është veprimtari konspirative e Berishës dhe kështu u futa në listën e sanksioneve, që sekretari Pompeo nuk do e pranonte kurrë dhe më pas erdhën këta”-deklaroi Berisha.