Deputetja socialiste Tatiana Piro ka shfaqur probleme me tensionin teksa ishte duke u zhvilluar seanca plenare parlamentare.
Në ambientet e parlamentit kanë mbërritur mjekë të urgjencës dhe autoambulanca për të dhënë ndihmën e parë për deputeten e Qarkut të Fierit.
Piro nuk është transportuar në spital por po qëndron me një nga mjekët që hyri në Kuvend.