Vendosni fjalën kyçe....

Klodiana Lala: Një grup gjyqtarësh morën para nga një njeri i kamur, ia hoqën dy fëmijët nënës (Video)


Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar publikisht në “Top Channel” një rast të vendimit të gjykatave shqiptare, të cilat sipas saj nuk kanë bërë drejtësi siç ligji parashikon.

“Dua të sjell këtu një rast, të cilin unë dhe Anila kemi ndjekur. Është një kolegia jonë, e cila u ende për vite me radhë në dyert e gjykatave, i shpëtoi një bashkëshorti të dhunshëm dhe sot ajo jeton pa dy djemtë.

Është nga ato raste që jemi investuar jo vetëm si gazetare por edhe personalisht në zbatim të ligjit dhe, nuk dua ta bëj public emrin po ne dështuam për të bërë drejtësi që ajo t’I merrte fëmijët ashtu siç ligji parashikon.

Një grup gjyqtarësh të korruptuar që morën para nga një njeri i kamur, me lekët e krimit, u paguan dhe morën dy fëmijë të mitur, ia hoqën nënës.

Është një grua që endet vetëm, pa dy fëmijët e saj, që nuk ka mundësi as t’I shikojë për shkak të karakterit të ish-bashkëshortit.”, ka treguar gazetarja Lala.

Ajo nuk e bëri publik emrin e nënës, por bëri apel se shoqëria duhet të reagojë për të mos parë sërish raste dhune e aq më keq vrasjeje si ngjarja e fundit e ndodhur në Fier.

“Ne duhet të reagojmë. Shoqëria duhet të reagojë. Reagimi për kauza të drejta mund t’i vlejë shoqërisë, mund të parandalojmë ngjarje të tilla.”, u shpreh gazetarja Lala.