Pentagoni ka kundërshtuar të komentojë zbulimin se sulmi i tij me dron në Kabul nuk vrau një terrorist, por një punëtor të pafajshëm afgan dhe disa fëmijë, duke këmbëngulur se sulmi ishte kryer për të parandaluar një sulm ‘të afërt’ ndaj trupave amerikane.
Ushtria amerikane pretendoi se kishte vrarë tre anëtarë të dyshuar të grupit terrorist të Shtetit Islamik Khorasan (ISIS-K) në provincën Nangarhar më 27 gusht dhe një tjetër terrorist të dyshuar të ISIS-K në Kabul më 29 gusht. Sulmi i parë ishte në shenjë hakmarrjeje për disa shpërthime vetëvrasëse në aeroportin e Kabulit, për të cilat ISIS-K mori përgjegjësinë, dhe i dyti u tha se kishte nxjerrë jashtë funksionit një makinë bombë të destinuar për aeroportin.
Të hënën, megjithatë, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se ai nuk mund të konfirmonte identitetet e askujt të vrarë në sulme – ose të shpjegonte se si ushtria po hetonte sulmin e dytë pa asnjë prani në terren.
“Vlerësimi nga Komanda Qendrore [CENTCOM] është në vazhdim, dhe unë nuk do të jap më shumë hollësi. Goditja u krye për të parandaluar një sulm të afërt në aeroport,” tha Kirby, duke kundërshtuar të japë më shumë hollësi.
Kjo ishte në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me raportin e së premtes në Neë York Times, i cili kishte hetuar sulmin e 29 gushtit dhe zbuloi se ai vrau një punonjës afgan të një OJQ-je dhe të paktën gjashtë fëmijë, jo terroristë.
6