Vendosni fjalën kyçe....

Rama mungon, deputeti demokrat: Duhet të jetë që të na thotë ku do vidhet më shumë në “Tepsinë 3”


Nis pjesa e tretë e seancës së Kuvendit të Shqipërisë.

Demokratët kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë, duke refuzuar marrjen e fjalës.

“Ka patur tepsia 1, tepsia 2, tepsia 3. Duhet të jetë vetë Edi Rama që të na shpjegojë se ku do vidhet më shumë. Prandaj është e nevojshme që të jetë kryeministri, për sqarim”, tha njëri prej deputetëve demokratë.

“Është e patolerueshme që kryeministri të zhduket”, tha Tritan Shehu.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Alfred Rushaj tha: “Unë kërkoj pezullimin e kësaj seance dhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Nuk mendoj se ka seancë më të rëndësishme se sa kjo.”