Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: Berishës duhet t’i linin shteg të largohej si kalorës


Deputeti Dashamir Shehi deklaron se për arsye të karierës që ka pasur dhe kontributit që ka dhënë duhej që t’i linin shteg që të largohej si kalorës.

Sipas tij Shqipërisë i është ulur reputacioni në një farë mënyre.

Berishës, qofshin ato që i kanë pru letrën qoftë Basha vetë, duhet t’i lenin një shteg të largohej si kalorës. Ka qenë dy herë Kryeministër i Shqipërisë , ka qenë dy herë president. Në një farë mënyre Shqipërisë i kanë rënë puplat nga kjo punë. Ne po bëhemi vendi që arreston shefat. Atje në Kosovë marrin ca, këtu po marrin ca të tjerë. Isha për t’i lënë një shteg.

Edhe gjeneralin që humb luftën, e nderon pala tjetër. As Basha as aleatët nuk qenë në gjendje. Nuk mendoj se Berisha mund të kthehet se kjo do ishte grotesk politik, por mund të shërbejë si një lloj katalizatori që gjërat që nuk janë thënë, të thuhen”, u shpreh Shehi.