Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla nuk harron, uron Fatos Nanon për ditëlindjen


Ka patur disa momente specifike këto javë për Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama ka marrë disa vendime të papritura ndaj. Ai jo vetëm nuk u vendos në asnjë post ministror si një nga eksponentët më të rëndësishëm brenda Partisë Socialiste por edhe u spostua nga Elbasani në Fier si drejtues politik.

Sot Balla, edhe pse në një seancë të ngjeshur parlamentare nuk ka harruar ish-kryetarin e PS-së, kryetarin që zëvendësoi Rama, Fatos Nanon.

“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano”, e uron Balla, duke shpërndarë edhe një foto të hershme me të.