Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Memaliaj pasi janë kapur duke kultivuar kanabis.
Në pranga kanë rënë 54-vjeçari F.Sh. e 62-vjeçari P.Sh., banues në fshatin Toç të Memailajt.
Atyre u janë gjetur bimë narkotike të mbjella në oborret e shtëpive.
Njoftimi
“Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike.”