Vendosni fjalën kyçe....

Vdes në spital kundërshtari i famshëm izraelit i vaksinave kundër Covid-19


Një skeptik i shquar izraelit i vaksinave, i cili më herët akuzoi policinë e Jeruzalemit se po përpiqej ta helmonte, duke u thënë ndjekësve të tij se ‘nëse ndodh diçka’ me të, ata duhet të supozojnë se ai është ‘vrarë’, thuhet se ka vdekur nga Covid-19.

Hai Shaulian, një anti-vaxxer i rëndësishëm në mediat sociale dhe një organizator i protestave kundër maskave të fytyrës dhe vaksinimit, vdiq në moshën 57 vjeç të hënën në mëngjes nga komplikimet e lidhura me Covid-19, sipas Jerusalem Post dhe mediave të tjera vendase.

Në një video që ai publikoi në mediat sociale nga shtrati i spitalit disa ditë para vdekjes së tij, Shaulian pretendoi se ishte keqtrajtuar nga policia pas arrestimit të tij në fillim të shtatorit. Aktivisti u arrestua në një protestë kundër ‘Pasaportës së vaksinimit’, që kufizon qasjen në shumë vende për izraelitët e pavaksinuar – në Jeruzalem dhe u paraqit para gjykatësit të nesërmen.

Menjëherë pas kësaj, ai filloi të ndihej keq dhe u vendos në Qendrën Mjekësore Edith Wolfson në Holon ku testet e tij dolën pozitive për Covid-19. Shaulian, natyrisht, nuk ishte i vaksinuar kundër virusit.

Në klip, ai tha se pas arrestimit të tij, një oficer i vuri këmbën në qafë dhe shkoi aq larg sa sugjeroi që ‘policia e Jeruzalemit u përpoq ta helmonte’ për shkak të fushatës së tij.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë kështu në jetën time,” u tha ai ndjekësve të tij.

“Unë e luftova këtë për tërë javën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por sot nuk mund të merrja frymë dhe shkova te mjeku i familjes dhe nga atje më morën në spitalin Wolfson. Nëse më ndodh diçka – ju e dini se është një përpjekje për të më vrarë mua.”

Gjendja e Shaulian u përkeqësua në ditët në vijim. Postimi i tij i fundit të shtunën ishte tekst vetëm pasi ai ishte tashmë ‘i paaftë për të folur dhe për t’iu përgjigjur njerëzve’.

Aktivisti qëndroi deri në fund, duke shkruar se ‘Pasaporta e gjelbër‘ nuk do pranohet në Izrael. Nuk ka lidhje me koronavirusin. Nuk ka lidhje me vaksinat. Ka të bëjë me detyrimin.’