Bashkimi Evropian do të nisë “Porta Globale” si një skemë për të konkurruar me nismën e ‘Brezit dhe Rrugës’ së Kinës – rrjeti masiv, me ndikim gjeopolitik të investimeve në infrastrukturë dhe transport që Pekini përdor për të lidhur eksportuesit e tij me tregjet perëndimore.
“Ne duam ta kthejmë Global Gateway në një markë të besuar në të gjithë botën,” tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë fjalimit vjetor të mërkurën.
“Ne do të ndërtojmë partneritete Global Gateway me vendet në mbarë botën. Ne duam investime në infrastrukturë cilësore, që lidh mallra, njerëz dhe shërbime në të gjithë botën.”
Ajo nuk iu shmang objektivit të saj kryesor-Kinës, e cila është kritikuar nga Perëndimi për zgjerimin e shtrirjes së saj strategjike dhe krijimin e varësisë nga borxhi përmes infrastrukturës dhe investimeve të saj miliarda dollarëshe.
“Ne duam të krijojmë lidhje dhe jo varësi!” tha von der Leyen.
“Ne jemi të mirë në financimin e rrugëve. Por nuk ka kuptim që Evropa të ndërtojë një rrugë të përsosur midis një miniere bakri në pronësi kineze dhe një porti në pronësi kineze. Ne duhet të bëhemi më të zgjuar kur bëhet fjalë për këto lloj investimesh,” ajo tha.
Një përparësi, shtoi ajo, do të ishte që BE të diskutonte projektet e lidhjes me Afrikën gjatë një samiti rajonal në shkurt.
Vërejtjet e saj vijnë tre muaj pasi 27 udhëheqësit e BE-së e ngarkuan ekipin e saj që të dalë me një emër dhe një logo për planin e ri të BE -së kundër ‘Brezit dhe Rrugës’ së Kinës.