Vendosni fjalën kyçe....

24 Prokurorë Republikanë kërcënojnë me veprime ligjore presidentin Biden për vaksinimin e detyrueshëm


24 prokurorë të përgjithshëm shtetërorë republikanë po kërcënojnë të ndërmarrin veprime ligjore kundër administratës Biden për kërkesat e saj gjithëpërfshirëse të vaksinave ndaj bizneseve në sektorin privat, duke u zotuar se ‘do të kërkojnë çdo mundësi ligjore në dispozicion’ për të mbajtur presidentin përgjegjës dhe ‘për të ruajtur sundimin e ligjit’.

“Ne, Prokurorët e Përgjithshëm të 24 shteteve, shprehim kundërshtimin me përpjekjen tuaj për të urdhëruar vaksinimin e qytetarëve privatë,” shkruan zyrtarët në një letër drejtuar Biden, duke iu referuar njoftimit të tij të 9 shtatorit që urdhëronte Departamentin e Punës të lëshonte një urdhër të përkohshëm urgjent sipas Aktit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSH) për të detyruar punëdhënësit e sektorit privat të bizneseve mbi 100 punonjës që ose të urdhërojnë vaksnimin e detyrueshëm ose të kërkojnë testime javore.

Duke e quajtur planin ‘të rrezikshëm dhe kundërproduktiv’, zyrtarët thanë se ai ‘thjesht do të nxisë më tej skepticizmin’ sesa të ndryshojë mendjen për vaksinën. Ata paralajmëruan gjithashtu se shumë amerikanë do lënë punën e tyre, duke e tendosur edhe mës humë tregun ‘tashmë shumë të shtrënguar’, shkruan Breitbart.

Zyrtarët i thanë presidentit se vendimi i tij për vaksinimin e detyrueshëm ‘nuk është vetëm një kërcënim për lirinë individuale, por një katastrofë e shëndetit publik që do të zhvendosë punëtorët e cenueshëm dhe do të përkeqësojë një krizë mbarëkombëtare të personelit të spitaleve, me pasoja të rënda për të gjithë amerikanët’.

Më tej, prokurorët e përgjithshëm vunë në dukje një të metë tjetër kryesore në vendimin e Biden: Nuk llogarit imunitetin natyror. Ata iu referuan shifrave të CDC të majit duke vlerësuar se mbi 120 milionë amerikanë tashmë janë infektuar me virusin.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani